Lajme

Bie faqja e Agjensisë për Parandalimin e Korrupsionit: S’ka qasje në deklarimin e pasurisë së politikanëve!

04/17/2026 14:31
nga:Y I

Vetëm brenda një kohe të shkurtër nga publikimi i deklarimeve të pasurisë së politikanëve dhe zyrtarëve tjerë shtetërorë, faqja e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë ka rënë nga funksioni.

Kjo faqe, ku janë publikuar me mijëra formularë të dekarimit të financave, aktualisht është e paqasshme për publikun.