Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës, duke e cilësuar atë si një ndër krimet më të rënda të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.
“Sot përkujtojmë 27-vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës, një ndër krimet më të rënda dhe më çnjerëzore të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai theksoi se kjo ngjarje mbetet një dëshmi e dhimbjes dhe sakrificës për liri, duke shtuar se kujtesa historike duhet të ruhet.
“Kjo ditë mbetet dëshmi e dhimbjes së thellë dhe sakrificës së popullit tonë për liri”, u shpreh ai.
Në fund, Hoxhaj ka bërë thirrje për nderim të përhershëm ndaj viktimave dhe të rënëve për liri.
“Nderim i përjetshëm për viktimat e pafajshme dhe për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës. Kujtimi për ta mbetet i gjallë në ndërgjegjen tonë kombëtare dhe në historinë që nuk harrohet”, ka përfunduar ai.


