Lajme

Presidenti amerikan thotë se lufta me Iranin ”duhet të përfundojë shumë shpejt”

04/17/2026 08:01
nga:Sh R

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, foli shkurtimisht për luftën në Iran gjatë një tryeze të rrumbullakët për ditën e taksave në Nevada.

Ai tha: “Do të thoja se lufta në Iran po ecën me hapa të shpejtë” dhe se “duhet të përfundojë shumë shpejt”, raporton BBC.

Ai nuk dha hollësi, por përgëzoi ushtrinë amerikane për aftësinë e saj në rrëzimin e raketave.

Gjatë fundjavës, bisedimet në Islamabad midis ShBA-së, Iranit dhe ndërmjetësve dështuan të sjellin një marrëveshje.

Shtëpia e Bardhë thotë se diskutimet rreth një raundi të dytë të mundshëm të bisedimeve të paqes janë “në vazhdim”, por nuk është konfirmuar asnjë kohë apo vend.