AC Milan është gati të ndahet me Rafael Leão.
Sulmuesi portugez po kalon një periudhë të vështirë në “San Siro”, me një sezon shumë të paqëndrueshëm.
Forma e tij është ndikuar nga dëmtimet, mungesa e ritmit dhe problemet kolektive në skuadër. Statistikat e këtij sezoni janë larg pritshmërive – vetëm 10 gola dhe 2 asistime në të gjitha garat.
Tensioni arriti kulmin në humbjen 0:3 ndaj Udineses, ku Leao u zëvendësua dhe u fishkëllye nga tifozët. Kjo situatë ka krijuar një ambient të vështirë për lojtarin.
Për këtë arsye, drejtuesit e Milanit nuk e përjashtojnë mundësinë e shitjes së tij nëse vjen një ofertë e mirë financiare.
/GazetaBlic Sport/


