Sporti

E dhimbshme: Futbollisti i Nottingham mungon sonte për shkak të vdekjes së nënës së tij

04/16/2026 20:59
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Nottingham Forest, Elliot Anderson, nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e sontme pas një humbjeje të rëndë familjare, nënës së tij.

Klubi anglez ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin dhe familjen e tij në këtë moment të vështirë.

Në mesazhin e publikuar, drejtuesit dhe stafi i klubit theksojnë se janë pranë Andersonit dhe të dashurve të tij, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të rëndë.

“Gjithë familja e Nottingham Forest shpreh ngushëllimet më të thella për Elliot dhe familjen e tij pas këtij lajmi shumë të trishtë. Mendimet dhe simpatitë tona më të sinqerta janë me familjen Anderson në këtë kohë të vështirë,” thuhet në deklaratë.

/GazetaBlic Sport/