Lajme

Tragjedia në Malishevë, reagon Abdixhiku: Po na rëndon të gjithëve, si individë, prindër e bashkëqytetarë të Republikës

04/16/2026 18:52
nga:Genita C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur dhimbje të thellë për tragjedinë e rëndë në Malishevë, ku humbën jetën një baba dhe dy fëmijët e tij, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku u shpreh i prekur nga kjo ngjarje, duke theksuar se tragjedia rëndon gjithë shoqërinë.

Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve, duke shtuar se LDK-ja qëndron pranë tyre në këto momente të vështira.