Sporti

Leo Messi blen zyrtarisht klubin e futbollit katalanas

04/16/2026 19:24
nga:Mergim Rreci

Ylli argjentinas Lionel Messi ka bërë një hap të ri në karrierën e tij jashtë fushës, duke u bërë pronar i një klubi futbolli në Katalonjë.

Sipas raportimeve, Messi ka blerë klubin UE Cornellà, i cili aktualisht garon në ligat më të ulëta të futbollit spanjoll, transmeton GazetaBlic Sport.

Klubi, i themeluar në vitin 1951, njihet për punën e tij të mirë me talentet e rinj dhe ka prodhuar disa futbollistë që më pas kanë arritur nivele të larta në futbollin evropian.

Ky investim i Messit shihet si një projekt afatgjatë, ku synimi kryesor është zhvillimi i klubit, forcimi i strukturës së tij dhe promovimi i talenteve të rinj nga rajoni i Katalonjës.

/GazetaBlic Sport/