Arda Guler u zhgënjye shumë pasi Real Madridi u eliminua nga Bayern Munich në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve pas një humbjeje 3-4 dhe një rezultati të përgjithshëm 4-6.
Futbollisti turk, i cili shënoi 2 gola në Allianz Arena dhe mori një karton të kuq pas ndeshjes, publikoi një postim në rrjetet sociale ku tregonte hidhërimin e tij pas eliminimit të ekipit të tij, transmeton GazetaBlic Sport.
“Nuk duhej të kishte ndodhur kështu. Na vjen shumë keq. Do të kthehemi. Forca, Madrid”, shkroi Guler, i cili ka 6 gola dhe 13 asiste në 49 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.
/GazetaBlic Sport/


