28 prilli është afati i fundit kur subjektet politike duhet të zgjedhin Presidentin e ri të vendit.
Kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese sipas aktgjykimit të fundit.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në lidhje me këtë çështje por ende pa ndonjë rezultat konkret.
Ai ka paralajmëruar takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Por ndonëse afatet kohore po shkojnë drejt fundit, ende nuk ka emra të propozuar nga subjektet politike opozitare për postin e Presidentit.
Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, duke folur në lidhje me këtë çështje dha një parashkikim se kush mund të jetë Presidenti i ri i vendit.
Sipas Spahiut, President i ri i vendit mund të jetë ose Lumir Abdixhiku ose Lutfi Haziri.
“Besoj ose do të jetë Lumiri o Lutfi Haziri, President, ose do të shkojmë serish në zgjedhje” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”.
Ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se Kurti nuk njeh kompromise dhe se vendi po shkon sërish drejt zgjedhjeve.
Kështu ka deklaruar deputetja e këtij subjekti politik, Blerta Deliu-Kodra.
“Është përgjegjësi e z.Kurtit që me atë shumicë t’i jap vendit institucione të reja, prandaj ne kemi fol për kokëfortësinë e një njeriu që po do ta çojë vendin në zgjedhje sepse nuk po do të qeverisë”, tha Deliu-Kodra raporton “Gazeta Blic”.
/Gaeta Blic/


