Lajme

Kuvendi i Kosovës mban nesër seancë plenare me disa pika të rëndësishme në rend dite

04/16/2026 15:40
nga:Genita C

Të premten, më 17 prill 2026, në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancë plenare ku deputetët pritet të shqyrtojnë disa çështje kyçe ligjore dhe institucionale, raporton GazetaBlic.

Në rend dite janë miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, deklarimet jashtë rendit dhe pyetjet parlamentare, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe propozimin për dy gjyqtarë të rinj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.