Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos.
Krasniqi ka mposhtur në finale francezen, Buchard, shkruan GazetaBlic Sport.
Xhudistja nga Kosova fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, teksa më parë mposhti Giuffredi dhe Aleksandra Kaleta.
Një tjetër arritje e jashtëzakonshme nga Distria Krasniqi dhe trajneri i saj, Driton Kuka.
/GazetaBlic Sport


