Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas takimit me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Maxime Prévot, raporton GazetaBlic.
Ai falënderoi Belgjikën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës ndër vite dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Kurti gjithashtu nënvizoi se integrimi në Bashkimi Evropian mbetet prioritet strategjik, ndërsa Kosova synon edhe anëtarësimin në Këshilli i Evropës dhe në NATO.
Postimi i plotë:
I nderuar të pres mikun e Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot. E falënderova për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të Belgjikës para dhe pas luftës, para dhe pas pavarësisë.
Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe me Belgjikën, ku kemi një mërgatë të mirë-integruar, jemi të interesuar të thellojmë bashkëpunimin ekonomik dhe të krijojmë lehtësira të tjera.
Brukseli si kryeqytet i trefishtë është qendër tejet e rëndësishme për Republikën e Kosovës. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet i yni strategjik dhe avancimi i aplikimit, nëpërmjet dhënies së statusit të shtetit kandidat, duhet të jetë hapi i radhës në këtë drejtim. Krahas kësaj, Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë, e angazhuar dhe e përkushtuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO


