Lajme

Vjen reagimi nga Xhavit Haliti pasi u përmend si kandidat potencial për president nga Nait Hasani

04/16/2026 14:15
nga:Sh R

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar lidhur me deklaratën e Nait Hasanit, ku ka propozuar Halitin si një figurë unifikuese për president, raporton GazetaBlic.

Haliti në një prononcim për GazetaBlic, thotë se nuk mund ta diskutoj kërkesën e Hasanit, pasi që sic thotë ai ka rregulla se si kandidohet presidenti i Kosovës.

Tutje ai thekson se si parti nuk kanë diskutuar ende asgjë për ndonjë emër konkret.

Nuk mund ta diskutoj këtë kërkesën e Nait Hasanit. Ne kemi rregulla se si kandidohet presidenti i Kosovës. është një deklaratë e zotri Hasanit që e ka bërë ai vetë dhe unë nuk mund ta diskutoj atë sepse na nuk kemi diskutu në parti nuk kemi mbajt naj mbledhje në të cilën kemi shqyrtu emrat, as në grup paralamentar.
Por, Haliti potencoi se nuk ka diçka konkrete për të cilën mund të diskutojmë

“Po besoj që përvec aludimeve që janë brenda për brenda partisë edhe jashtë nuk ka dicka konkrete për të cilën mund të diskutojmë”, përfundoi Haliti për GazetaBlic.