Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen, ndau pritjshmëritë e tij për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.
Sipas tij, PSG është favoriti kryesor për ta fituar trofeun e madh edhe këtë sezon.
“Ata i kanë fituar bindshëm të dyja ndeshjet e tyre dhe janë kampionët në fuqi. Nëse dikush është favorit, ajo është PSG”, tha Dreesen.
Klubi i Mynihut mundi Real Madridin në çerekfinale, ndërsa parisienët e eliminuan Liverpoolin nga turneu.
Ndeshja midis PSG-së dhe Bayernit quhet finale, pasi të dyja konsiderohen ekipet më të mira në Evropë për momentin.
Fituesi i ndeshjes do të përballet me fituesin e gjysmëfinales Atletico Madrid – Arsenal në finale.
/GazetaBlic Sport


