Sporti

Distria Krasniqi e nis me fitore në Kampionatin Evropian të Xhudos, siguron çerekfinalen

04/16/2026 10:04
nga:L J

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar duelin e saj të parë në Kampionatin Evropian të xhudos.

Krasniqi e nisi garën direkt nga raundi i dytë, pasi në të parin kaloi pa luftë. Në këtë pikë të garës, ajo u përball me xhudisten Tereza Bodnarova në kategorinë 52 kilogramë – duke arritur fitore me pikë.

Xhudistja nga Kosova tenton medaljen në këtë Kampionat Evropian, teksa e nisi pëer mrekulli me fitore ndaj xhudistes nga Çekia.

/GazetaBlic Sport