Lajme

Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë

04/16/2026 08:47
nga:G B

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, dy persona janë plagosur me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 04:00, policia ka pranuar informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informatat fillestare, dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorin e Shtetit po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Pllana./Gazeta Blic/