Lajme

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë

04/16/2026 08:44
nga:G B

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Prishtinë, rreth orës 23:30, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se viktima u gjet në rrugën “Radovan Zogoviç”.

“Mbrëmë rreth orës 23:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në rrugën Radovan Zogoviç në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana./Gazeta Blic/