Lajme

Canaj: Emrat e larguar nga kryesia e LDK-së nuk e kanë parë me simpati rikthimin e Vjosa Osmanit

04/15/2026 22:09
nga:Genita C

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se një pjesë e emrave që janë larguar nga kryesia e LDK-së nuk e kanë parë me simpati rikthimin e Osmanit në parti.

Sipas tij, dinamika e brendshme në LDK mund të ndryshojë nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, duke lënë të hapur mundësinë për përfshirjen e Osmanit në listën zgjedhore.

“Kanë qenë emra që nuk e kanë parë me simpati rikthimin e Vjosa Osmanit. Nëse shkohet në zgjedhje, mendoj që Vjosa Osmani do të jetë pjesë e listës së LDK-së, ndoshta edhe duke i prirë listës,” ka deklaruar Canaj./rtv21/