Lajme

Pas 27 vitesh, rivarrosen eshtrat e Sinan Dautit, Kurti: Akt i rëndë emocional

04/15/2026 20:39
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se eshtrat e Sinan Dautit, i cili ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë, do të rivarrosen pas 27 vitesh, raporton GazetaBlic.

Kurti ka theksuar se Sinani ishte vetëm 9 vjeç kur u mor nga forcat serbe më 12 prill 1999 dhe fatit të tij iu mësua vetëm së fundmi, pas gjetjes së eshtrave në varrezat e fshatit Suhodoll të Mitrovicës.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen Dauti, duke e quajtur dhimbjen e tyre “plagë të hapur të gjithë popullit”.