Showtime

DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive

04/15/2026 19:54
nga:Genita C

DJ Geek dhe e dashura e tij, Olsa Berani, po shijojnë pushimet në ishujt Maldive.

Çifti ka qenë aktiv në rrjete sociale duke publikuar momente të bukura së bashku.

Së fundmi u bë e ditur se ai i ka propozuar partneres së tij në po këtë vend të mahnitshëm.

Propozimi siç bëjnë me dije u bë më 12 prill, pak ditë më parë, në një ambient romantik.

Ata tashmë kanë zyrtarizuar raportin e tyre, të nisur kohë më parë.

Kjo është lidhja e radhës publike e DJ Geek pas ndarjes nga këngëtarja Dafina Zeqiri.