Sporti

Muriqi ia theu rekordin, Eto’o e uron: E di që ke punuar shumë, vazhdo bëjë Mallorcan tonë të fortë

04/15/2026 19:27
nga:L J

Vedat Muriqi ka hyrë në histori si golashënuesi më i mirë i klubit të Mallorcas në La Liga.

Rekordi i tij nuk ka kaluar pa u vlerësuar edhe nga një legjendë e futbollit botëror, Samuel Eto’o, pasi kosovari theu rekordin e kamerunasit, duke arritur shifrën e 55 golave.

Ish-sulmuesi kamerunas, i cili gjithashtu ka lënë gjurmë të mëdha te Mallorca, i ka dërguar një mesazh urimi Muriqit, duke e përgëzuar për këtë arritje historike:

“Përshëndetje Vedat nga Kameruni, jam i lumtur për çka ke arritur. E di që ke punuar shumë, por vazhdo kështu. Bëje Mallorcan tonë më të fortë. Urime ty dhe bashkëlojtarëve tuaj që të ndihmuan në këtë rekord”, tha ai në një videomesazh.

Nga ana tjetër, Muriqi nuk e ka fshehur emocionin për këtë vlerësim që vjen nga një figurë ikonike e klubit dhe futbollit botëror. Sulmuesi kosovar ka reaguar me mirënjohje të thellë:

“Faleminderit shumë për këtë mesazh nga legjenda, Samuel Eto’o. I vlerësoj fjalët e tij, e di që ai ka bërë punë të madhe këtu. Jam i lumtur që ai ndau kohën për të më uruar. Nëse do të më thoshte dikush para 15 vitesh se Eto’o do të më bënte një video-mesazh, do të dukej e pabesueshme. Por ja ku jemi, jam krenar për veten dhe ekipin tim”, tha Muriqi.

/GazetaBlic Sport