Lajme

Shkolla Finlandeze e Kosovës sërish në CNN International me aktivitetet për #MyFreedomDay

04/15/2026 18:25
nga:Genita C

Shkolla Finlandeze e Kosovës po vazhdon të forcojë prezencën e saj në arenën ndërkombëtare, duke u shfaqur sërish në rrjetin prestigjioz CNN International.

Gjatë gjithë ditës së sotme, aktivitetet e saj në kuadër të iniciativës globale #MyFreedomDay po transmetohen për një audiencë të gjerë ndërkombëtare.

Përmes këtyre aktiviteteve, nxënësit dhe stafi i shkollës kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për çështje të rëndësishme si liria dhe të drejtat e njeriut.

Kjo nismë globale shënon këtë vit 10-vjetorin e themelimit, duke bashkuar institucione arsimore dhe organizata nga e gjithë bota.

Shkolla fton të gjithë që t’i bashkohen kësaj kauze të rëndësishme dhe të ndjekin aktivitetet që po zhvillohen gjatë ditës, duke kontribuar në përhapjen e mesazhit për liri dhe dinjitet për të gjithë.