Lajme

Dedaj: Kthimi i Osmanit në LDK s’do të mirëpritet nga Rugovistët e devotshëm dhe LDK-istët e vërtetë!

04/15/2026 17:49
nga:Y I

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka deklaruar se partia po synon unifikimin e plotë dhe rikthimin e të gjithë anëtarëve të saj, duke mos përjashtuar as mundësinë e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmanit.

“LDK po synon kthimin e gjithë anëtarëve të saj kështu që edhe për Vjosa Osmanin mund të ketë vend në LDK sepse e djathta duhet me u bashku. Kësisoj po synojmë të unifikojmë partinë siç ka qenë LDK-ja gjithherë”, deklaroi Azemi raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me një rikthim të mundshëm të Osmanit në LDK ka folur për “Gazeta Blic”, ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj.

Dedaj tha se Osmani mbetet figura më kontraverse politike dhe bashkëfajtore për  ardhjen në pushtet të Albin Kurtit në vitin 2021.

Ai potencoi se të njëjtën (Osmanin) nuk e vret fare ndërgjegja për shkatërrimin e LDK dhe forcimin e LVV

“Vjosa Osmani mbetet figura më kontraverse politike dhe bashkëfajtore për servilizem dhe ardhjen në pushtet të Albin Kurtit në vitin 2021, por edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.Ajo duke pasur deficit të moralit politik, nuk e vret fare ndërgjegja për shkatërrimin e LDK dhe forcimin e LVV.Tash pas konsumimit të rolit të saj në LVV dhe humbjes së mbështetjes së Albin Kurtit, serish si një kameleone politike dhe pa integritet, shikon mundëzinë se ku të kacavjerret për të mbijetuar politikisht dhe të siguroj një favor politik personal nga partia të cilen e kishte shkatërruar në vitet e kaluara” deklaroi Dedaj.

Sipas Dedaj, gadishmëria e një pjese të LDK-së për t’ia hapur derën sërish Vjosa Osmanit është mungesë e dinjitetit, serioziteteti dhe e moralit politik.

Ai pohoi se kthimi i mundshëm i saj në këtë subjekt politik s’do të mirëpritet nga rugovistët e devotshëm dhe LDK-istët e vërtetë.

Dedaj tha se Osmani nuk do të kthehej në LDK, pse e don këtë subjekt politik, por për interesa të saj personale.

“Njëkohësisht gadishmëria eventuale e një pjese të LDK për të ia hapur deren Vjosa Osmanit për tu rikthyer në këtë subjekt politik, është mungesë e dinjitetit, serioziteteti dhe e moralit politik.Vjosa nuk kthehet në LDK pse e don LDK, por thjesht për interesa të saja personale, për ta keqëpërdorur besimin dhe mbështetjen e LDK për luftën e sajë personale për pushtet.Kthimi i Vjoses në LDK nuk do të mirëpritet nga Rugovistet e devotshem dhe LDK-istet e vertetë” deklaroi Dedaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

“LDK synon rikthimin e të gjithë anëtarëve, dera e hapur edhe për Vjosa Osmanin”, thotë Azemi