Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se klubi do të paraqesë një ankesë të re në UEFA në lidhje me vendimet e gjyqtarëve në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.
Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi humbi me rezultatin e përgjithshëm 2-3. Kovacs gjykoi ndeshjen e parë dhe Clement Turpin të dytën.
“Nuk mund ta pranojmë këtë. Ne kemi paraqitur tashmë një ankesë në UEFA dhe mendoj se do të paraqesim një tjetër”, komentoi Laporta.
“Gjyqtari i djeshëm, si në fushë ashtu edhe përmes VAR-it, ishte një turp. Ajo që na bënë është e papranueshme. Në ndeshjen e parë nuk na dhanë një penallti të pastër dhe përjashtuan një nga lojtarët tanë për një karton të verdhë”, shtoi Laporta.
/GazetaBlic Sport


