Sporti

Arsenal – Sporting, formacionet e mundshme

04/15/2026 10:15
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohen ndeshjet kthyese të çerekfinaleve në elitën e futbollit evropian, aty ku katër gjigantë synojnë biletën për në gjysmëfinale.

Pas përballjeve të para, gjithçka mbetet e hapur dhe pritet një spektakël i vërtetë në fushë, transmeton GazetaBlic Sport.

Në “Emirates”, Arsenal pret Sporting CP pas fitores minimale 1:0 në ndeshjen e parë. Londinezët hyjnë në këtë duel me avantazh, por pa luksin për të gabuar. Skuadra portugeze ka treguar shpesh se di të reagojë në momente të mëdha dhe pritet të kërkojë përmbysjen me lojë të guximshme.

Ky takim luhet me fillim nga ora 21:00, kurse këto janë formacionet e mundshme:

Arsenal: Raya; White, Saliba, Gabriel, Hincapie; Norgaard, Rice; Madueke, Eze, Trossard; Gyokeres

Sporting: Silva; Vagiannidis, Diomande, Inacio, Araujo; Braganca, Hjulmand; Catamo, Trincao, Goncalves; Suarez

/GazetaBlic Sport/