Lajme

Ambasadorja libaneze: Takimi me ShBA-në dhe Izraelin, produktiv

04/14/2026 23:02
nga:Genita C

Ambasadorja e Libanit në Shtetet e Bashkuara, Nada Hamadeh Moawad, i ka quajtur produktive, bisedimet me ShBA-në dhe Izraelin productive.

Në një deklaratë ajo tha se bëri thirrje për nevojë urgjente për zbatimin e plotë të marrëveshjes së nëntorit të vitit 2024, raporton BBC.

Kjo ishte një marrëveshje e arritur pas 13 muajsh luftimesh midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Moawad shton se ajo gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim dhe për kthimin e personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre.