Lajme

Lidhja e Bizneseve të Kosovës në Samitin e IV të Diasporës – forcim i bashkëpunimit ekonomik mbarëkombëtar

04/14/2026 12:16
nga:G B

Me ftesë të Kryeministrit Edi Rama, Lidhja e Bizneseve të Kosovës po merr pjesë në Samitin e IV të Diasporës, një platformë e rëndësishme që bashkon potencialin ekonomik, intelektual dhe investues të shqiptarëve kudo në botë.

Sot në Tiranë po zhvillohet Samiti i IV i Diasporës 🤝, ku mbi 500 biznese nga shtete të ndryshme janë bërë bashkë për të krijuar lidhje të reja, partneritete dhe mundësi konkrete zhvillimi ekonomik.

Ky samit përfaqëson një moment kyç për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës, duke hapur rrugë për investime strategjike, zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të konkurrueshmërisë së bizneseve tona në tregjet ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme është dëshmi e përkushtimit për të fuqizuar rolin e sektorit privat si shtyllë e zhvillimit ekonomik, si dhe për të shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshëm të diasporës në funksion të rritjes dhe mirëqenies kombëtare.

Gjatë samitit u zhvilluan takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme, me fokus në koordinimin e aktiviteteve dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja ndërinstitucionale dhe ekonomike.

Në këtë frymë, Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e angazhuar për ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme dhe për avancimin e interesave ekonomike të vendit në arenën rajonale dhe globale.