Sonte rikthehet magjia e UEFA Champions League, me dy përballje vendimtare që do të përcaktojnë skuadrat gjysmëfinaliste të këtij edicioni.
Mbrëmja e sotme sjell emocione të mëdha në çerekfinalet e kompeticionit më prestigjioz për klube, ku gjithçka mbetet e hapur pas ndeshjeve të para, transmeton GazetaBlic Sport.
Në fokus është përballja mes Atletico Madrid dhe FC Barcelona. Skuadra madrilene vjen me një epërsi të rëndësishme 2-0 nga ndeshja e parë dhe është një hap larg kualifikimit, ndërsa katalanasit synojnë një rikthim spektakolar për të përmbysur gjithçka.
Në takimin tjetër, Liverpool pret në “Anfield” kampionët në fuqi Paris Saint-Germain. Francezët kanë fituar 2-0 në ndeshjen e parë dhe janë favoritë për kualifikim, por historia e netëve magjike në Anfield mban gjallë shpresat e anglezëve për një rikthim të madh.
/GazetaBlic Sport/


