Anësori Bradley Barcola është rikthyer në grupin e PSG-së për ndeshjen e kthimit kundër Liverpoolit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Ai pësoi një dëmtim në ndeshjen e kthimit kundër Chelseat në raundin e 16-tave dhe humbi ndeshjen e parë në Parc des Princes.
Parisienët fituan ndeshjen e parë 2:0.
Këtë sezon, Barcola ka luajtur 38 ndeshje, në të cilat ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 6 asiste.
/GazetaBlic Sport


