Lajme

Tahiri: Qeveria po trajton sektorin privat si të pavlerë – mos ndarja e pagës së 13-të për të është diskriminues

04/13/2026 12:56
nga:G B

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vendime si ai për pagën e 13-të janë ndërhyrje direkte në tregun e punës dhe se qeveria s’duhet t’i diskriminojë punëtorët e sektorit privat, raporton Gazeta Blic.

“Përjashtimi i sektorit privat nga kjo masë është mesazh i padrejtë për një sektor që është ndër kontribuuesit kryesorë në buxhet, por trajtohet si i pavlerë për rishpërndarje”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Vendime si ai për pagën e 13-të janë ndërhyrje direkte në tregun e punës. Qeveria duhet ta kuptojë se punëmarrësit, në sektorin publik e privat, nuk guxojnë të diskriminohen.

Përjashtimi i sektorit privat nga kjo masë është mesazh i padrejtë për një sektor që është ndër kontribuuesit kryesorë në buxhet, por trajtohet si i pavlerë për rishpërndarje.

Në vend të partneritetit me bizneset, qeveria po dëmton konkurrencën dhe po rrit pakënaqësinë, dhe pikërisht kjo qasje po ushqen migrimin masiv.