Lajme

E rëndë: Vajza me probleme mendore sulmon nënën në Podujevë

04/13/2026 09:03
nga:G B

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë.

Policia e Kosovës njofton se një grua është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e cila është me terapi për probleme mendore.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, derisa edhe e dyshuara u dërgua në spital nën përcjellje të policisë.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e cila është me terapi për probleme mendore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu në trajtim mjekësor psikiatrik nën përcjellje të policisë është dërguar edhe e dyshuara. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti”, njofton policia.