Lajme

Daut Haradinaj: Brigada 133 dëshmi e rrugës së pakthyeshme drejt lirisë

04/12/2026 15:49
nga:Genita C

Daut Haradinaj ka përkujtuar Brigadën 133 “Adrian Krasniqi” të Zonës Operative të Dukagjinit, duke e cilësuar atë si një ndër shtyllat kryesore të luftës për liri, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se përmes betejave të tyre, luftëtarët nderuan heroin Adrian Krasniqi, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë kombin shqiptar.

Në Ditën e Dëshmorëve të Istogut, Haradinaj rikujtoi betejat e prillit, duke vlerësuar heroizmin e Brigadës 133 si dëshmi se rruga drejt lirisë ishte e pandalshme.