Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e përshkroi humbjen 2-1 të ekipit të tij ndaj Bournemouth në Emirates si një shuplakë të madhe në fytyrë.
Rezultati i lë “Topçinjtë” nëntë pikë përpara Manchester Cityt të vendit të dytë, i cili ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Arsenali udhëton në Etihad në raundin tjetër, transmeton GazetaBlic Sport.
“Është një shuplakë e madhe në fytyrë. Ata janë një ekip që nuk ka humbur në 11 ndeshje për ndonjë arsye, ata bënë shumë gjëra siç duhet. Ne nuk ishim efikasë”, tha Arteta.
“Kjo mund të ndodhë, ky është futbolli. Bëmë shumë gjëra të çuditshme sot. Tani pyetja është se si do të reagojmë ndaj kësaj,” vazhdoi ai.
“Duhet të na dhembë, duhet ta marrim seriozisht. Duhet të ngrihemi dhe të luftojmë, shtoi trajneri i Arsenalit.
/GazetaBlic Sport/


