Lajme

Policia shqipton mbi 2 mijë e 400 gjoba gjatë 24 orëve të fundit

04/11/2026 09:23
nga:Y I

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2411 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 51 aksidente trafiku me dëme materiale, 13 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, kurse një aksident përfundoi me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona, ndërsa 8 janë dërguar në mbajtje.