Në Aeroportin e Salzburgut “ëolfgang Amadeus Mozart” është përuruar zyrtarisht linja e re ajrore direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë, një zhvillim i rëndësishëm për lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, raporton GazetaBlic.
Në ceremoninë solemne mori pjesë si i ftuar nderi i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi.
Të pranishëm ishin gjithashtu Drejtoresha Ekzekutive e aeroportit, znj. Bettina Ganghofer, si dhe Përgjegjësja për Marketing, znj. Isabella Laimer.
Me këtë zhvillim, Salzburgu bëhet qyteti i dytë në Austri, pas Vjenës, që lidhet drejtpërdrejt me Kosovën përmes fluturimeve ajrore.
Postimi i plotë:
I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi, mori pjesë, si i ftuar nderi, në ceremoninë e përurimit të linjës së re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë, në Aeroportin e Salzburgut “ëolfgang Amadeus Mozart”.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Drejtoresha Ekzekutive e Aeroportit, znj. Bettina Ganghofer, si dhe Përgjegjësja për Marketing, znj. Isabella Laimer.
Linja e re direkte, e operuar nga GP Aviation, do të ofrojë dy fluturime në javë, duke lehtësuar udhëtimin e mërgatës sonë drejt atdheut dhe duke nxitur më tej shkëmbimin kulturor, ekonomik dhe turistik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Salzburgu bëhet kështu qyteti i dytë, pas Vjenës, që lidhet drejtpërdrejt me Kosovën përmes fluturimeve ajrore.
Urime për këtë hap të rëndësishëm dhe për forcimin e mëtejmë të lidhjeve ndërmjet dy vendeve!
🇽🇰 🛫 🛬 🇦🇹


