Lajme

Besnik Tahiri ankohet se seancat po nisin me vonesë, Haxhiu: ‘Ke të drejtë do t’a marrë parasysh ankesën’

04/10/2026 11:04
nga:Y I

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, me të marrë fjalën në Kuvend i ka drejtuar një ankesë kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Tahiri i ka thënë Haxhiut se s’ka kuptim që seanca të thirret në orën 10:00 dhe të fillojë në orën 11:00.

“Nuk ka kuptim me ardhë deputetët në ora 10:00 dhe mos me ia nis seanca” tha Tahiri raporton “Gazeta Blic”.

Haxhiu pas kësaj ankese deklaroi se do t’a marrë parasysh dhe se do të paraqitet çdoherë në orarin e caktuar.