Lajme

Policia shqipton mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

04/10/2026 09:36
nga:Y I

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2270 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 26 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 21 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona, 8 janë dërguar në mbajtje, kurse 4 persona janë në vuajtje të dënimit.