Lajme

Flakët përfshijnë balerinën gjatë performancës, shpëton duke u hedhur në det

04/09/2026 22:30
nga:Sh R

Një incident i rrezikshëm për pak sa nuk përfundoi tragjikisht për një balerinë në Kinë, e cila mbeti e plagosur gjatë një performance pranë detit.

Gjatë interpretimit, fustani i saj u përfshi nga flakët, teksa ajo po performonte me një rreth metalik të ndezur si pjesë e koreografisë. Në një moment, zjarri u përhap me shpejtësi në veshjen e saj.

E frikësuar, balerina vrapoi drejt detit dhe u hodh në ujë për të shuar flakët. Sipas mediave kineze, ajo ka pësuar djegie, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe po merr trajtim në spital.