Sporti

Publikohet formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

04/09/2026 17:47
nga:Mergim Rreci

Janë publikuar emrat e lojtarëve më të mirë të javës në UEFA Champions League, me paraqitje mbresëlënëse nga disa prej yjeve kryesorë të Europës.

Në sulm spikasin Julian Alvarez, Khvicha Kvaratskhelia dhe Lamine Yamal. Në mesfushë janë përzgjedhur Kai Havertz, Joao Neves dhe Joshua Kimmich, transmeton GazetaBlic Sport.

Mbrojtja përbëhet nga Araujo, Robin Le Normand, Marquinhos dhe Josip Stanisic, ndërsa në portë është Manuel Neuer.