Ish-presidentja, Vjosa Osmani, është deklaruar pasi mbaroi mandatin si e para shtetit.
Osmani ka hedhur kritika të forta ndaj Kryeministrit duke thënë se e njëjta e ka mbrojtur kur të gjithë ishin kundër tij dhe donin ta rrëzonin.
Ndërsa sipas saj, Kuurti e rrëzoi atë kur të gjithë e donin si Presidente.
“Unë e kam mbrojtur kryeministrin Kurti kur të gjithë kanë qenë kundër tij, kur të gjithë donin të rrëzonin, kurse ai më rrezoi mua kur të gjithë më kërkonin presidente. A e shihni dallimin këtu” ka deklaruar Osmani raporton “Gazeta Blic”.
Në lidhje me deklaratën e Osmanit ka reaguar deputeti i Lëvizje Vetëvendosje, Enver Dugolli.
“Albin Kurti e ka bërë Presidente kur të gjithë nuk e dëshironin, kjo është e vërteta. Për këtë konstatimin tjetër, nuk është i vërtetë, për shkak se në takimet me zotin Kurti, dy partitë opozitare PDK dhe LDK ka thënë qartë se nuk do t’a votonin dhe nuk është person që do ta votonin për President, pra kjo është e vërteta.E vërteta edhe njëherë është se zoti Kurti ka bashkëpunu sinqerisht dhe atëherë kur të tjerët nuk e donin, kur të tjerët ja mbyllën dyert zoti Kurti e mbështeti dhe e bëmë Presidente tani e pesë vite” deklaroi Dugolli në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


