Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku thekson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë, sovranitetin dhe rendin demokratik të vendit, raporton GazetaBlic.
Ai e përshkruan atë si udhërrëfyes për shtetndërtimin, përforcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Abdixhiku nderon sakrificën dhe përkushtimin e qytetarëve dhe institucioneve që kontribuuan në ndërtimin e shtetit dhe thekson se kjo ditë duhet të frymëzojë për një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe euroatlantike


