Lajme

Muharremi për Kurtin: Vendi në krizë ekonomike, e shefi në bisht të aeroplanit

04/09/2026 11:57
nga:Genita C

Shenoll Muharremi kritikon kryeministrin Albin Kurti për udhëtimet e tij jashtë vendit gjatë krizave të thella ekonomike dhe politike në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Ai thotë se Kurti duhet të kishte deleguar Ministrin e Jashtëm dhe të angazhohej për zgjidhje të krizave që po prekin çmimet e larta të naftës, energjisë dhe ekonominë në përgjithësi.

Muharremi akuzon kryeministrin për mungesë serioziteti dhe vullneti për kompromis, bashkëpunim dhe zgjidhje të problemeve ekonomike, duke paralajmëruar se situata mund të rëndohet më tej për qytetarët dhe bizneset kosovare.