Albulena Haxhiu ka deklaruar se që nga miratimi i saj, Kushtetuta ka qenë themeli mbi të cilin mbështetet funksionimi i Republikës së Kosovës, raporton GazetaBlic.
Tutje, ajo thotë se Kushtetuta përcakton rendin kushtetues, garanton të drejtat dhe liritë themelore dhe udhëheq veprimtarinë e institucioneve.
Haxhiu ka shtuar se përkushtimi ndaj Kushtetutës mbetet parakusht për stabilitet, zhvillim dhe konsolidim demokratik të vendit.


