Lajme

Kurti për Betejën e Kosharës: UÇK-ja u bë aleate e NATO-s për të ndaluar spastrimin etnik në Kosovë

04/09/2026 11:02
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti rikujton se më 9 prill 1999 filluan luftimet e ashpra për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, në të cilat u përfshinë mijëra pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Gjatë dy muajve të betejës, 114 luftëtarë të UÇK-së ranë dëshmorë dhe mbi 400 u plagosën, ndërsa pala serbe pësoi humbje të konsiderueshme.

Kurti nderon guximin dhe sakrificën e dëshmorëve, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj beteje për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë: