Autori Bujar Gashi sjell librin e tij më të ri “Explore Kosova”, një botim i veçantë që i kushtohet pasurive kulturore dhe natyrore të Kosovës.
Libri është përgatitur në dy gjuhë, duke synuar të prezantojë vlerat e vendit si për publikun vendor, ashtu edhe për atë ndërkombëtar.
Promovimi i librit do të mbahet më 10 prill, në ora 19:00, në ambientet e Libraria Dukagjini, ku pritet të marrin pjesë dashamirë të librit, studiues dhe të interesuar për trashëgiminë e Kosovës.
Ky botim synon të shërbejë si një udhërrëfyes i pasur për të gjithë ata që duan të njohin më nga afër bukuritë natyrore dhe thesaret kulturore të vendit.
