Lajme

”Situatë absurde”, Muhaxheri: Asnjë deputet i VV-së nuk i thotë “jo” Kurtit

04/08/2026 23:58
nga:G B

Analisti politik Arton Muhaxheri, në emisionin “Click” të RTV21, ka kritikuar mbështetjen e pandërprerë të deputetëve të Albin Kurti brenda Vetëvendosjes.

“Asnjë deputet në VV nuk i thotë jo Kurtit. Kush guxon të votojë ndryshe apo të thotë çka thotë Albin Kurti? Kjo është absurde, me mendu që në partinë e tij i del kundër Albin Kurtit,” tha Muhaxheri.

Tutje Muhaxheri ka shtuar se ”Kurti po te kishte pasur interesim për me zgjedh Vjosa Osmanin presidente do ta zgjidhte, por ai nuk ka pasur interesim”.