Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve në Ligën e Kmapionëve, me fitore të rëndësishme për Atletico Madridin dhe Paris Saint-Germain.
Skuadra madrilene ka bërë hap të madh drejt gjysmëfinales, pasi triumfoi në “Camp Nou” ndaj Barcelonës me rezultat 0:2. Ndeshja ishte e fortë dhe me ritëm të lartë, por mysafirët u treguan më efikasë në momentet vendimtare.
Golin e parë e realizoi Julian Alvarez në minutën e 45-të nga goditja e lirë, duke përfituar edhe nga epërsia numerike pas kartonit të kuq për Cubarsin.
Në pjesën e dytë, Barcelona ushtroi presion në kërkim të barazimit, por ishte Alexander Sorloth ai që në minutën e 70-të vulosi fitoren e mysafirëve për 0:2.
Julian Alvarez e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, duke u vlerësuar për paraqitjen e tij fantastike.


