Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas deklaratës së ish presidentës, Vjosa Osmani, e cila tha se e mbroja Kurtin kur të gjithë donin ta rrëzonin, ai më rrëzoi kur gjithë më donin sërish si Presidente, raporton GazetaBlic.
Musliu në një postim në rrjetin social facebook, thotë se kur kontribuon në rrënimin e rendit institucional dhe nixt anarki politike, mos u habit kur e njëjeta anarki kthehet kundër teje.
Tutje ajo shton se sistemet nuk ndërtohen mbi emocione e aleanca momentale por mbi rregulla e parime.
“Kur kontribuon në rrënimin e rendit institucional dhe nxit anarki politike, mos u habit kur e njëjta anarki të kthehet kundër teje. Sistemet nuk ndërtohen mbi emocione e aleanca momentale, por mbi rregulla dhe parime. Mjaft u viktimizuat!”, ka shkruar ajo.


