Lajme

Ramadani: Bota nuk është më e sigurt nga mbrëmë, por një përshkallëzim i jashtëzakonshëm u evitua

04/08/2026 10:30
nga:Genita C

Burim Ramadani ka vlerësuar se, megjithëse situata globale mbetet e pasigurt, një përshkallëzim i madh është shmangur në zhvillimet e fundit ndërkombëtare, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se siguria globale do të përmirësohej nëse regjime si ai i Ajetollahët në Iran nuk do të kishin programe për armë bërthamore dhe nëse do të përballeshin me ndryshime të brendshme.

Sipas Ramadanit, këmbëngulja ushtarake e Donald Trump ka ndikuar në dobësimin e Iranit si fuqi destabilizuese rajonale, duke shtuar se konflikti nuk ka përfunduar.