Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich ka arritur fitore të madhe 2-1 ndaj Real Madrid në ‘Bernabeu’, në ndeshjen e parë çerekfinale të elitës së futbollit evropian, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales.
Ishte një ndeshje shumë e rivalizuar deri në sekondat e fundit, me gjermanët që siguruan një fitore me shumë vlerë në një tempull shumë të vështirë.
Manuel Neuer e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, duke dhuruar një paraqitje masive.
/GazetaBlic Sport/


